SUMI; UKRAINË: USHTRIA RUSE GODITI ME DRON NJË MINIBUS KU UDHËTONIN CIVILË: 9 TË VDEKUR + 4 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 17
- 1 min read

Sumi, Ukrainë | “Një sulm rus ndaj një minibusi që transportonte civilë në veri të Ukrainës la nëntë të vdekur dhe katër të plagosur”, thanë të shtunën autoritetet rajonale.
“Një dron armik goditi një autobus pranë Bilopillia-s, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur katër të tjerë”, tha administrata ushtarake e rajonit kufitar Sumi (Sumy) në Telegram, duke postuar foto të minibusit të goditur.
“Sulmi ndodhi në orën 6:17 të mëngjesit (5:17 të mëngjesit GMT) ndërsa automjeti po largohej nga qyteti i Bilopillia-s në rrugën për në Sumi (Sumy)”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Grigorov.
“Ky nuk është thjesht një tjetër bombardim, është një krim cinik lufte. Ushtria ruse ka goditur përsëri një objektiv civil, duke shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të njerëzimit”, komentoi një zyrtar nga Departamenti Kombëtar i Policisë, siç raportohet nga RBC-Ukrainë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント