top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULMUESI I TRAMPIT U VRA NGA SNAJPERISTI I SHËRBIMIT SEKRET | AI ISHTE VENDOSUR NË NJË ÇATI TË KAMUFLAZHUAR MË PAK SE 150 METRA NGA SKENA QENDRORE E TUBIMIT ZGJEDHOR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Pensilvani, Amerikë | Njeriu që qëlloi një pushkë të stilit AR në tubimin e kandidatit presidencial Danlld Tramp (Donald Trump) nga një çati, u vra nga një snajperist i Shërbimit Sekret.

 

Kjo është bërë e ditur nga disa media amerikane.

 

Një video e postuar në mediat sociale tregon trupin e një personi me kamuflazh gri, i shtrirë i palëvizshëm në çatinë e një ndërtese në Agr International Inc., një kompani prodhuese e shisheve në veri të zonës së Batllër Farm Shout (Butler Farm Show) ku po zhvillohet tubimi.

 

Sulmuesi arriti të afrohej çuditërisht te skena ku po fliste ish-presidenti amerikan.

 

Sipas disa gazetarëve, çatia mbi të cilën ai ishte ulur ishte më pak se 150 metra nga skena, një distancë nga e cila një gjuajtës i mirë mund të kishte goditur në mënyrë të arsyeshme një objektiv me madhësi njerëzore.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page