SULMUESI I SINAGOGËS NË FRANCË U ARRESTUA | POLICIA E KA LOKALIZUAR DHE E KA QËLLUAR DUKE I SHKAKTUAR PLAGË TË LEHTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2024
- 1 min read
Paris, Francez | Personi i kërkuar për sulmin - zjarr i ndjekur nga shpërthimi - në sinagogën Beth Yaacov, në La Grande-Motte, në jug të Francës, është kapur nga policia.
Këtë e mësoi BFM TV nga burime policore.
I dyhsuari u pa rreth orës 23:30 në një apartament në Nimes.
Ndërhynë departamentet e ndërhyrjes speciale të BRI-Nat dhe shërbimi elitar RAID.
Burri u plagos disa herë nga të shtënat e policisë që e kishte lokalizuar në katin e fundit të një pallati.
Pasi iu besua ekipeve të shpëtimit, jeta e tij nuk është në rrezik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments