top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULMI IZRAELIT NË TEHERAN LA 60 TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14
  • 1 min read

Teheran, Iran | Gjashtëdhjetë veta, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran.


Media shtetërore iraniane e raportoi këtë, sipas transmetuesit televiziv “CNN”.


Televizioni iranian tregoi pamje të punëtorëve që po pastronin mbeturinat nga një ndërtesë 14-katëshe në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran.


Sipas një gazetari në vendngjarje, midis viktimave ishin 20 fëmijë, përfshirë foshnje vetëm 6 muajshe.


Dhjetë trupa janë ende nën rrënoja.


Nuk u specifikua nëse 60 viktimat përfshiheshin në numrin e të vdekurve prej 78 vetash, të dhënë dje në mbrëmje, nga i dërguari iranian në OKB, Amir Saeid Iravani.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page