top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SULMI AMERIKAN NË IRAK: 15 ANËTARË TË ISIS-it TË VRARË + 6 USHTARË AMERIKANË TË PLAGOSUR | KJO ËSHTË BËRË E DITUR NGA KOMANDA USHTARAKE AMERIKANE: OPERACIONI I PËRBASHKËT ME USHTRINË IRAKIANE.

Bagdad, Irak | Ushtria amerikane thotë se ka vrarë 15 luftëtarë të Shtetit Islamik (ISIS), në një sulm në Irak.

 

Kjo u njoftua nga Komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme (Centcom) në një deklaratë në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Aksioni - specifikon Centcom - u krye së bashku me ushtrinë irakiane në perëndim të vendit”.

 

Ky grup ishte i pajisur me armatime të shumta, granata dhe rripa shpërthyes - thuhet në shënim - Nuk duket se ka pasur viktima civile. Operacioni është kryer mëngjesin e së enjtes”.

 

ISIS mbetet një kërcënim për rajonin; aleatët tanë dhe vendi ynë - shton Centcom i SHBA - së bashku me koalicionin dhe partnerët tanë irakianë, do të vazhdojnë të ndjekin aktivisht këta terroristë”, shtoi ai.

 

Operacioni vjen pasi Bagdadi dhe Uashingtoni janë angazhuar në bisedime prej muajsh mbi praninë e forcave të koalicionit antixhihadist në Irak.

 

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

 

Më pas, komanda ushtarake amerikane informoi se shtatë ushtarë të saj u plagosën gjatë sulmit, duke shtuar se të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page