top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULM TERRORIST NË MYNIH: NJË AFGAN HYRI MES TURMËS SË SINDIKALISTËVE DHE SHTYPI 28 VETA MES TYRE DHE FËMIJË | 1 VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13
  • 2 min read

Mynih, Gjermani | Një grua raportohet të ketë vdekur në Mynih, ku një makinë u përplas me një turmë gjatë një demonstrate nga të Gjelbrit, sindikata e shërbimit.

 

Ky lajm raportohet nga enti mediatik “Sueddeutsche Zeitung”.

 

Të paktën 28 ​​veta u plagosën. E ka raportuar policia. Kryebashkiaku i qytetit tha për mediat gjermane se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

 

Shoferi ishte një i ri i cili u ndalua nga policia. Ai është një 24-vjeçar afgan. Këtë e konfirmoi policia në një deklaratë në kryeqytetin bavarez.

 

I riu afgan i arrestuar është një azilkërkues. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe tani besohet se ndodhet në spital. Për të ndalur aksionin e tyre, policia ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

 

Sot në Mynih me sa duket ishte një sulm. Kështu tha kryeministri bavarez dhe lideri i CSU-së, Markus Soeder, në një deklaratë në Mynih.

 

Diçka duhet të ndryshojë në Gjermani. Ne nuk mund të kalojmë nga sulmi në sulm”, shtoi z. Soeder në skenën ku një makinë u përplas me një turmë gjatë një demonstrate sindikatash.

 

Disa autoambulanca mbërritën në vendngjarje, në kryqëzimin e Dachauer dhe Seidlstrasse.

QYTETI NËN IZOLIM PËR KONFERENCËN E SIGURISË, PRITET ZV/PRESIDENTI VENS (VANCE), SEKRETARI RUBIO DHE PRESIDENTI ZELENSKI.

 

Qyteti i Mynihut, ku mëngjesin e sotëm një makinë goditi disa persona që po demonstronin me sindikatat Verdi, është bllokuar për fillimin e konferencës së sigurisë të planifikuar për nesër, ku do të marrin pjesë disa lojtarë globalë.

 

Ndër të tjera, nënpresidenti i SHBA-së JD Vens (Vance) dhe sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio pritet të takojnë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Mynih.

 

Policia ka mundur të ndërhyjë menjëherë pasi makina ka goditur njerëzit dhe ka arrestuar të riun që drejtonte makinën.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page