top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULM NË TEHERAN: U VRA UDHËHEQËSI POLITIK I HAMASIT ISMAIL HANIJEH (HANIYEH).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Teheran, Iran | Një raketë izraelite vrau udhëheqësin e Hamasit, Ismail Hanijeh (Haniyeh) në Teheran.

 

Ai ishte në një banesë të Pasdaran-it.

 

Alarm në botë për pasojat e blicit. Rusia, Kina dhe vendet arabe dënuan shtetin hebre.

 

Veprimi i qeverisë Netanjahu zbaton strategjinë e vrasjeve në shënjestër dhe është një poshtërim për imazhin e ajatollahëve iranianë.

 

Teherani po përgatit një përgjigje dhe po mobilizon milicitë rajonale nga Libani në Jemen për të sulmuar Izraelin.

 

Shtetet e Bashkuara, nën sekretarin e Shtetit Blinken, thonë se nuk ishin as të përfshira dhe as të informuara dhe këmbëngulin për një armëpushim në Gaza, si një imperativ i menjëhershëm.

 

Kremlini thotë se vrasja e z. Hanijeh (Haniyeh) pengon paqen. Ndërsa për Berlinin logjika e reprezaljeve është e gabuar.

 

Krahu ushtarak i Hamasit, megjithatë, njofton pasoja të mëdha në të gjithë rajonin.

 

Dhe liderët e Iranit drejtojnë gishtin drejt Izraelit: Ne do t'i bëjmë ata të pendohen për atë që bënë. Nesër funerali i z. Hanijeh (Haniyeh) në Teheran.

 

Ne u kemi dhënë goditje shkatërruese të gjithë armiqve tanë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një deklaratë publike pas kabinetit të sigurisë.

 

Hamasi ka njoftuar vdekjen e udhëheqësit të tij Ismail Hanijeh (Haniyeh) pas një sulmi izraelit në rezidencën e tij në Teheran.

 

Sulmi ndodhi në orën 2 të mëngjesit me orën lokale.

 

Sipas agjencisë saudite të lajmeve Al-Hadath, rezidenca u godit nga një raketë e drejtuar.

 

Varrimi do të bëhet nesër në kryeqytetin iranian.

 

Z. Hanijeh (Haniyeh) ishte kreu i byrosë politike të Hamasit që nga viti 2017.

 

Ai gjithashtu shërbeu si kryeministër i Autoritetit Kombëtar Palestinez nga 2006 deri në 2007 dhe si kreu i administratës së Rripit të Gazës nga vitit 2014 gjer në vitin 2017.

 

Krahu ushtarak i Hamasit në Gaza tha se vrasja e liderit politik të fraksionit Ismail Hanijeh (Haniyeh) në Teheran do ta çonte betejën në dimensione të reja dhe do të kishte pasoja të mëdha në të gjithë rajonin.

 

Një zyrtar iranian tha se agjencitë e sigurisë në Republikën Islamike do të vendosin strategjinë e tyre të reagimit ndaj vrasjes së Haniyeh.

 

Një akt frikacak dhe një zhvillim i rrezikshëm. Kështu presidenti palestinez Abu Mazen dënoi vrasjen e liderit politik të Hamasit, duke ftuar popullin palestinez dhe forcat popullore për unitet, durim dhe vendosmëri përballë pushtimit izraelit.

 

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit paraqet një përshkallëzim serioz që nuk do të arrijë objektivat e tij”, tha zyrtari i fraksionit islamik Sami Abu Zuhri, cituar nga mediat izraelite.

 

Vrasja e komandantit Ismail Hanijeh (Haniyeh) është një akt frikacak dhe nuk do të kalojë pa u vënë re”, shtoi z. Musa Abu Marzuk (Abou Marzouk), një nga udhëheqësit më të lartë të Hamasit në një nga deklaratat e para.

 

Garda Revolucionare e Iranit tha se ata po hetojnë incidentin e vdekjes së liderit politik të Hamasit Ismail Hanijeh (Haniyeh) dhe do të shpallin rezultatet e hetimit më vonë.

 

PROFILI: Udhëheqësi Hanijeh (Haniyeh), konsiderohej endësi i aleancave të Hamasit.

 

Heshtja zyrtare e Izraelit për vdekjen e Haniyeh. Rezervë zyrtare në Izrael, asnjë marrje e përgjegjësisë nga qeveria dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), pas vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh gjatë natës në Teheran.

 

Kështu tha Radio Ushtarake e Izraelit.

 

Televizioni shtetëror iranian raporton se vrasja e z. Ismail Hanijeh (Haniyeh) do të vonojë marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve në Gaza me disa muaj dhe do të provokojë hakmarrje nga grupet e mbështetura nga Irani në rajon.

 

Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.

 

Zyrtarët iranianë theksojnë se deklaratat në televizionin shtetëror pasqyrojnë pikëpamjet e udhëheqësit suprem Khamenei dhe qeverisë.

 

Ne nuk duam luftë, por përgatitemi për të gjitha mundësitë. Ne do të bëjmë punën tonë në të gjitha nivelet”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav (Yoav) Gallant.

 

Më pas, duke iu referuar sulmit në Bejrut, ai tha: “Ekzekutimi ishte i synuar, cilësor dhe i kufizuar”.

 

Regjimi sionist do të përballet me një dënim të ashpër për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hanijeh (Haniyeh)”, tha udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

 

Regjimi kriminal dhe terrorist sionist ka përgatitur terrenin për dënim të ashpër”, shtoi udhëheqësi suprem në një mesazh ngushëllimi.

 

Ne e konsiderojmë si detyrë hakmarrjen dhe kërkimin e gjakut të z. Hanijeh (Haniyeh), i cili u vra në territorin e Iranit”.

 

Kabineti i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit u deklarua se do të mblidhej sot pasdite në orën 16:00 me orën izraelite.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page