Jeruzlem, Izrael | “Tetëmbëdhjetë ushtarë izraelitë u plagosën mëngjesin e djeshëm në një sulm nga dronë të ngarkuar me eksplozivë të nisur nga Hezbollahu mbi Lartësitë veriore të Golanit”, njoftuan forcat e armatosura izraelite.
Militantët shiitë të Libanit morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata synuan një vend ushtarak në përgjigje të sulmeve të mëparshme të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) kundër pozicioneve të tyre.
“Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë”, saktëson Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) në një deklaratë të publikuar në llogarinë e tyre rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments