top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SULM ME ARMË ZJARRI NË MEMALIAJ: U VRA SHYQIRI KALEMI; MARSEL ÇELA DHE GLEDIAN MUKA | I PLAGOSUR MBETI ARTUR KALEMI.

Memaliaj, Shqipëri | Një sulm me armë zjarri u krye mbrëmë ndaj disa vetave në Memaliaj, duke lënë disa të vdekur.

 

Ata janë:

1- Z. Shyqyri (Shyqo) Kalemi.

2- Z. Marsel Çela.

3- Z. Gledian Muka.

Përpos sa më lart, i plagosur mbeti:

1- Z. Artur Kalemi, i cili, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Akti kriminal u ndërmuar në ambientet e një njësie private shërbimi (kafene).

 

Dorasit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

 

Njoftim | Memaliaj/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

 

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

 

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page