SULM ME ARMË TË FTOHTË NË BERLIN: NJË BURRË U GODIT ME THIKË NË MEMORIALIN E HOLOKAUSTIT; BURRI ËSHTË PLAGOSUR RËNDË DHE TANI NDODHET NË SPITAL; SULMUESI ËSHTË NË ARRATI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 21
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Një burrë u godit me thikë mes stellave që përbëjnë Memorialin e Holokaustit në qendër të Berlinit, vetëm pak metra larg Bundestagut”, njoftoi policia e Berlinit.
Burri është plagosur rëndë dhe tani ndodhet në spital.
Sulmuesi u largua. Këtë e ka bërë të ditur policia e kryeqytetit gjerman.
Memoriali i Holokaustit ndodhet në qendër të qytetit dhe është një hapësirë e hapur ku vizitorët mund të hyjnë lirisht. Aktualisht zona është nën kontrollin e policisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários