SULM MASIV NDAJ RUSISË; RAFINERIA NË FLAKË; SHPËRTHIME EDHE PRANË NJË AEROPORTI USHTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Një sulm masiv me dronë nga forcat ukrainase në tokën ruse thuhet se ka ndodhur gjatë natës.
Nuk ka njoftime për viktima, por thuhet se një zjarr i dhunshëm po zhvillohet në një rafineri dhe shpërthime u dëgjuan gjithashtu pranë një aeroporti ushtarak”.
Enti mediatik “Ukrainska Pravda” e raporton këtë, duke cituar kanalet ruse të Telegram.
Video të një zjarri të madh janë shfaqur në mediat sociale virtuale, me shumë gjasa në rafinerinë Novokuibyshevsk-ut në rajonin e Samarës.
Dronët gjithashtu ka të ngjarë të kenë goditur “Shoqatën e Prodhimit Elektropribor”në qytetin e Penzës.
Kjo kompani është e lidhur drejtpërdrejt me sektorin rus të mbrojtjes dhe specializohet në prodhimin e elementëve të kontrollit për sistemet ruse të raketave dhe sistemet e komunikimit.
Banorët e Riazanit raportuan gjithashtu shpërthime, me shumë gjasa nga operacionet e mbrojtjes ajrore.
Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthime të forta u dëgjuan pranë Aeroportit Diaghilev, i cili, ndodhet në rajonin e Riazanit.
Guvernatori i Rajonit të Riazanit, Pavel Malkov, deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe të luftës elektronike rrëzuan një dron mbi rajon.
Banorët e rajoneve Lipetsk dhe Voronezh raportuan gjithashtu sulme me dronë dhe operacione të mbrojtjes ajrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments