top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SULM IZRAELIT NË BEJRUT: NUMRI 2 I HEZBOLLAHUT FUAD (FOUAD) SUKAR DYSHOHET SE MBETI I VRARË | SHBA: NUK DUAM PËRSHKALLËZIM.

Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izraeelit (IDF) kreu një sulm të synuar në Bejrut kundër komandantit të Hezbollahut përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Majdal Shams dhe vrasjen e shumë civilëve të tjerë izraelitë.

 

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se aktualisht nuk ka ndryshime në udhëzimet e mbrojtjes së Komandës së Frontit të Brendshëm.

 

Nëse bëhen ndryshime, do të publikohet një përditësim.

 

Hezbollahu ka kaluar vijën e kuqe: këtë e deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Joav (Yoav) Gallant pak minuta pas sulmit të IDF-së në Bejrut.

 

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i vrarë në sulmin e IDF-së në Bejrut është z. Fuad (Fouad) Sukar, i konsideruar numri dy i organizatës së udhëhequr nga z. Hassan Nasrallah.

 

Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.

 

Mediat pranë Hezbollahut, të raportuara nga faqet e internetit izraelite, konfirmuan se një komandant i milicive shiite u eliminua në sulmin izraelit.

 

Ne vazhdojmë të besojmë se diplomacia është ende rruga më e mirë”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Vedant Patel në një konferencë për shtyp.

 

Mbështetja jonë për Izraelin është e palëkundur, por ne nuk duam një përshkallëzim”, shtoi ai.

 

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin që vrau një civil izraelit në Kibbutz Ha Goshrim, duke thënë se ai hodhi dhjetëra raketa në një bazë ushtarake aty pranë.

 

Që nga 8 tetori, sulmet e udhëhequra nga Hezbollahu kanë rezultuar në 25 të vdekur mes civilëve izraelitë dhe 18 vdekje midis ushtarëve dhe rezervistëve të IDF-së.

 

Sipas ushtrisë, 10 raketa u hodhën nga Libani në sulm, shumica e të cilave u kapën nga Mburoja e Hekurt (Iron Dome). IDF-ja ka njoftuar se është duke granatuar vendin e nisjes me artileri.

 

Ne nuk presim një pushtim tokësor izraelit, por nëse do të ndodhte, ne jemi gati. Nëse ata vendosin të hyjnë në Liban, ne do të shkelnim në Galile”, i thanë entit mediatik Al Jazeera disa anëtarë të Hezbollahut.

 

Udhëheqja e rezistencës do të vendosë formën dhe shtrirjen e përgjigjes ndaj çdo agresioni të mundshëm”, thanë zyrtarët e Hezbollahut.

 

Shteti i Izraelit nuk dëshiron dhe nuk mund të kalojë në heshtje atë që ndodhi. Përgjigja jonë do të vijë dhe do të jetë e ashpër.

 

IDF-ja tërhiqet nga Kan Junisi (Khan Younis) pas operacioneve të fundit.

 

Ushtria izraelite njoftoi se divizioni 98 është tërhequr nga Khan Younis, në jug të Gazës, pas operacioneve të fundit që zgjatën pak më shumë se një javë.

 

IDF-ja thotë se ditët e fundit trupat kanë vrarë më shumë se 150 terroristë, kanë shkatërruar tunele dhe vende të tjera të përdorura nga Hamasi.

 

Për më tepër, rezervistët e Divizionit 252 që vepronin në zonën e Korridorit Netzarim vranë disa persona të armatosur gjatë bastisjeve kundër vendeve të Hamasit.

 

Mbrojtja civile e Gazës njoftoi se operacioni ushtarak izraelit i nisur më 22 korrik në Kan Junis (Khan Younis), në jug të Rripit të Gazës, shkaktoi rreth 300 të vdekur.

 

Që nga fillimi i pushtimit tokësor izraelit në rajonet lindore të provincës Kan Junis (Khan Younis), i cili filloi më 22 korrik dhe zgjati tetë ditë, ekipet e mbrojtjes civile dhe mjekësore kanë gjetur rreth 300 martirë, shumë prej të cilëve janë kufoma të kalbura”, zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmoud Bassal tha për entin mediatik AFP.

 

IDF: Trupat e disa pengjeve nuk do të gjenden kurrë.

 

Pas operacioneve të fundit të rikuperimit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë kuptuar se ekziston mundësia që trupat e disa pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor të mos gjenden më kurrë.

 

Enti mediatik Kohërat e Izraelit (The Times of Israel) e ka mësuar këtë.

 

Vlerësimi vjen pasi 111 nga 215 pengjet mbeten në Gaza, tashmë për gati 300 ditë, duke përfshirë trupat e 39 vdekjeve të konfirmuara nga IDF-ja.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page