top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUEDIA DHE SHBA NËNSHKRUAN NJË MARRËVESHJE PËR TË THELLUAR BASHKËPUNIMIN NË 6G.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Hulumtimi në rrjetet celulare 6G është aktualisht në fazat e hershme, por në të ardhmen komunikimet celulare pritet të jenë dukshëm më të shpejta dhe më të besueshme.

 

Suedia dhe Shtetet e Bashkuara po konsolidojnë bashkëpunimin dypalësh në zhvillimin e teknologjive 6G.

 

Kjo është bërë e ditur nga qeveria suedeze.

 

Nënsekretari (i Ministrisë së Jashtme suedeze) Jan Knutsson dhe Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Kërt Kempbell (Kurt Campbell), nënshkruan një njoftim të përbashkët për bashkëpunimin në zhvillimin e teknologjive 6G midis Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një shënim të qeverisë suedeze.

 

Kërkimi në rrjetet celulare 6G është aktualisht në fazat e hershme, por në të ardhmen komunikimet celulare pritet të jenë dukshëm më të shpejta dhe më të besueshme, me përpunim më të mirë të të dhënave, lidhje të qëndrueshme dhe vonesa të reduktuara”, vazhdon deklarata.

 

Suedia është në krye të zhvillimit dhe aplikimeve të teknologjive wireless, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë një partner strategjik kyç në këtë sektor”, shpjegon qeveria e Stokholmit.

 

Deklarata dypalëshe me Shtetet e Bashkuara i shtohet një marrëveshjeje të miratuar më parë për zhvillimin e teknologjive 6G, të nënshkruar nga Suedia, Shtetet e Bashkuara dhe tetë vende të tjera”, përfundon deklarata.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page