top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUEDI: AUTORITETET PO PËRGATISIN 30 MIJË VARRE PËR USHTARËT NË RAST LUFTE ME RUSINË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Stokholm, Suedi | Shërbimi Kombëtar i Emergjencave (MSB) i kërkoi qytetit në Suedi të përgatisë dhjetë hektarë tokë ku mund të varrosej ekuivalenti i 5% të popullsisë.

 

Skenari në Suedi i një konflikti të mundshëm me Rusinë mbetet aktiv. Në fakt, Kishës i është besuar përgatitja e varreve për ushtarët që do të bien në betejë.

 

Konkretisht, Kisha e Suedisë në Goteborg është ngarkuar nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave (MSB) të përgatitet për mundësinë e varrosjes së 30000 ushtarëve në rast të një lufte ose katastrofe të madhe, raporton enti mediatik Nordic Times.

 

Udhëheqësit suedezë janë përpjekur së fundmi të përcjellin mesazhin se Suedia tashmë është në luftë me Rusinë - ose të paktën se lufta së shpejti mund të bëhet realitet - raporton enti mediatik.

 

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave (MSB) u kërkoi gjithashtu kishave suedeze dhe drejtorëve të zyrave funerale të përgatisin dhe sigurojnë terrenin për të varrosur një numër shumë të madh të të vdekurve në një periudhë të shkurtër kohore.

 

Ne duhet të jemi gati për të varrosur ushtarët e rënë. Kjo është diçka e re për ne dhe ne duhet të fillojmë të përgatitemi tani”, tha znj. Katarina Evenseth, kreu i varrezave në Kishën Luterane të Suedisë, e cila, menaxhon shumicën e varrezave në komunën e Goteborgut.

 

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave (MSB) i kërkoi qytetit të përgatiste dhjetë hektarë tokë ku mund të varrosej ekuivalenti i 5% të popullsisë në një periudhë të shkurtër kohore.

 

E veçanta e varreve të luftës është se trupat e ushtarëve të rënë duhet të jenë në gjendje të transportohen në vendet e tyre të origjinës ose në qytetet e tyre kur situata të jetë përsëri e qetë”, përfundoi znj. Evenseth, në një intervistë me radion publike suedeze Sveriges Radio.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page