top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUDAN: PARAUSHTARAKËT E RSF-së SULMUAN FSHATIN DHE LANË TË PAKTËN 40 TË VDEKUR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kartum, Sudan | Të paktën 40 civilë u vranë në një sulm nga paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në një fshat në Sudanin qendror të dielën, sipas një komiteti lokal të rezistencës të cituar nga media e Kartumit.

 

Disa kufoma mbeten të ekspozuara në zonën Abu Gouta të shtetit Gezira, pasi RSF po i pengon banorët e zhvendosur të kthehen për të varrosur të vdekurit”, sipas Komitetit të Rezistencës Abu Gouta.

 

Që nga 15 prilli i vitit 2023, Sudani është tronditur nga një konflikt i dhunshëm midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe RSF, me të paktën 16650 të vdekur dhe miliona njerëz të zhvendosur.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page