top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUBJEKTI POLITIK PUSHTET-KËRKUES PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË DENONCOI FENOMENIN E NJOHUR RËNDOM SI “TRENI BULLGAR” NË KZAZ-në NR. 40 TË TIRANË TE SHKOLLA “7 MARSI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 13
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Subjekti politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSh) denoncoi një rast - sipas saj - të manipulimit me vota në KZAZ nr. 40 në kryeqytet, përmes fenomenit të njohur rëndom si “Treni Bullgar”.

 

Videoja u postua në rrjetin social virtual Facebook nga kryetarja e degës numër 9, të PDSh-së Eda Grimci, ku shihet se fletët e votimit janë të palosura në të njëjtën formë e simetri dhe janë të bashkuara.


PDSh-ja pretendojnë se kjo provon se fletët janë të falsifikuara fakt që është konstatuar nga grupi i numërimit 40 në shkollën “7 Marsi”.

 

Treni bullgar”, si fenomen i manipulimit të zgjedhjeve është përdorur për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2007 në Bullgari.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page