top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

STUHIA BORIS QË KA GJUNJËZUAR EVROPËN.

Romë, Itali | Të paktën 16 veta kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar midis Republikës Çeke, Polonisë dhe Austrisë për shkak të përmbytjeve.

 

Ekspertët paralajmërojnë se këto ngjarje do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

 

Është një taksë dramatike që vjen nga Evropa Qendrore dhe Lindore, ku stuhia Boris, një sistem me presion të ulët me origjinë nga Italia veriore, ka hedhur shira të rrëmbyeshëm që nga e enjtja e 12 shtatorit 2024, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në disa vende.

 

Autoritetet konfirmojnë të paktën 16 viktima: gjashtë në Rumani, katër në Poloni, një në Austri, një në Republikën Çeke dhe një zjarrfikës që vdiq gjatë një operacioni shpëtimi.

 

Shtatë persona janë ende të zhdukur në Republikën Çeke, ndërsa mijëra të zhvendosur janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të pushtuar nga furia e ujërave.

 

Të dhënat e stacionit meteorologjik tregojnë se reshjet e shtatorit janë më të mëdhatë në këtë zonë që nga viti 1950.

 

Situata në Republikën Çeke: Në Republikën Çeke, epiqendra e katastrofës, alarmi është ende i lartë.

 

Shefi i policisë Martin Vondrášek konfirmoi për radion lokale se një grua u mbyt në një përrua të përmbytur pranë Bruntalit, ndërsa shtatë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Kryeministri Petr Fiala nisi një apel për popullatën: Ndiq udhëzimet e kryetarëve të bashkive dhe zjarrfikësve”. Të paktën 12000 njerëz janë evakuuar në të gjithë vendin deri më tani.

 

Qyteti i Litovel-it, 230 km në lindje të Pragës, është 70% i zhytur nga vërshimi i lumit Morava.

 

Kryebashkiaku ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe objekteve shëndetësore. Në Opava, nga një popullsi prej 56000 banorësh, deri në 10000 njerëz u është kërkuar të zhvendosen në një zonë më të lartë.

 

Nuk ka asnjë arsye për të pritur”, tha kryebashkiaku Tomáš Navrátil për Radion Publike Çeke, duke thënë se situata ishte më e keqe se përmbytjet e fundit shkatërruese në vitin 1997, e njohur si përmbytja e shekullit.

 

Në Poloni dhe Austri: Në Poloni, megjithatë, bilanci nga kalimi i stuhisë Boris është rritur në gjashtë viktima.

 

Kryeministri Donald Tusk ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit për të përshpejtuar mbështetjen për zonat e prekura.

 

Zjarrfikësit konfirmuan vdekjen e një kirurgu në qytetin Nisa (Nysa) dhe katër personave të tjerë në qytetet jugore Bielsko-Biała dhe Lądek-Zdrój.

 

Situata nuk është më e mirë në Austri, ku dy burra në të 70-at dhe 80-at u mbytën pasi u bllokuan në shtëpitë e tyre në Böheimkirchen dhe Sierndorf, Austri e Ulët.

 

Kancelari Karl Nehammer tha se situata vazhdon të përkeqësohet, veçanërisht në Austrinë e Poshtme, e cila u shpall zonë fatkeqësie. Mbi 10000 punonjës të shpëtimit evakuuan 1100 shtëpi në zonë.

 

Në Rumani: Në Rumani ka pasur gjashtë viktima që nga fundjava. Kryeministri Marcel Ciolacu tha se sasia e ujit ishte pothuajse tre herë më e madhe sesa gjatë përmbytjes më të keqe të fundit në vitin 2013.

 

Qytetet e mëdha po përgatiten për më të keqen. Budapesti dhe Bratislava po ndërmarrin veprime për t'u marrë me Danubin në rritje. Në disa zona lumenjtë mund të arrijnë nivelet maksimale vetëm në ditët në vijim, duke zgjatur emergjencën.

 

Ndihma nga jashtë: Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është mobilizuar për të ofruar mbështetje për vendet e prekura.

 

Kancelari gjerman Olaf Sholc (Scholz) i quajti pamjet e zonave të përmbytura dramatike dhe siguroi se Gjermania ishte e gatshme për të ndihmuar.

 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu solidaritetin me viktimat dhe premtoi mbështetjen e Bashkimit Evropian.

 

Shkencëtarët e klimës po japin alarmin: Joyce Kimutai, nga Instituti Grantham në Imperial College London, i tha entit mediatik britanik Rojtari (The Guardian) se reshjet katastrofike në Evropën Qendrore janë pikërisht ajo që shkencëtarët presin nga ndryshimi i klimës.

 

Sipas ekspertëve, intensiteti i ngjarjeve të reshjeve të mëdha rritet me 7% për çdo shkallë të ngrohjes globale.

 

Me rritjen aktuale prej 1.2°C, ngjarjet ekstreme janë mesatarisht 8% më intensive.

 

Sonia Seneviratne, një klimatologe në ETH Cyrih, shpjegoi se Deti i Zi dhe Deti Mesdhe, të ngrohur nga ndryshimet klimatike, siguruan pjesën më të madhe të avullit të ujit që nxiti shirat e rrëmbyeshëm.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page