Uashington, Amerikë | Një studim i publikuar në Nature Communication hedh dritë mbi Oser1.
Është një proteinë që ekziston në kafshë të ndryshme, si mizat e frutave, krimbat e mëndafshit dhe njerëzit.
Gjumi, ushtrimet fizike, jeta sociale, një dietë e pasur me fruta dhe perime: ka shumë këshilla se si të përpiqeni të keni një jetë të gjatë.
Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Kopenhagës kanë shtuar një njohuri shtesë mbi këtë temë, duke zbuluar rolin e një proteine të njohur si Oser1, e cila duket se ka një ndikim të madh në jetëgjatësinë dhe mund të hapë rrugën për trajtime të reja.
Nuk është hera e parë që identifikohet një lidhje midis një proteine dhe një predispozicioni më të mirë për të jetuar më gjatë dhe më të shëndetshëm.
Një studim i mëparshëm i koordinuar nga z. Annibale Puka (Puca) i Grupit MultiMedica të Milanos dhe z. Paolo Madeddu i Universitetit të Bristolit kishte identifikuar rolin e proteinës BPIFB4, në variantin e saj Lav, te njëqindvjeçarët.
Tani, falë një pune, rezultatet e së cilës janë botuar në revistën Nature Communications, ekipi danez ka identifikuar një faktor të ri për jetëgjatësinë.
“Ajo është një proteinë që ekziston në kafshë të ndryshme, si mizat e frutave, mëndafshi i krimbave dhe njerëzit”, thotë znj. Lene Juel Rasmussen, autore e lartë e studimit të ri.
Studiuesit zbuluan Oser1 duke studiuar një grup më të madh proteinash të rregulluara nga faktori kryesor i transkriptimit Foxo, i njohur si qendra rregulluese e jetëgjatësisë.
“Ne gjetëm 10 gjene që kur manipuluam shprehjen e tyre, ndryshuan jetëgjatësinë, vendosëm të përqendroheshim në një që dukej se kishte një ndikim më të madh, gjenin Oser1”, thotë z. Zhiquan Li, autori i parë i studimit të ri.
“Pas studimit të tij në modelet e kafshëve, studiuesit tani janë fokusuar në rolin e gjenit tek njerëzit, por deri më sot shumë pak është publikuar për këtë” theksojnë ata.
Qëllimi është që identifikimi të sigurojë objektiva të reja të barnave për sëmundjet e lidhura me moshën, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments