top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

STUDIMI: SA MË PJELLOR TË JENI AQ MË SHPEJT MUND TË VDISNI | NUK E KALONI MOSHËN 76 VJEÇ.

Miçigan, Amerikë | Sipas një studimi të ri, gjenet që nxisin fertilitetin nënkuptojnë se ju keni më shumë gjasa të vdisni më të rinj.

 

Një nga enigmat e evolucionit është arsyeja pse ne kalojmë në pleqëri pasi nuk mund të riprodhojmë më.

 

Tani, shkencëtarët besojnë se plakja mund të jetë në të vërtetë pasojë e mënyrës se si ne evoluam për t'u riprodhuar, dhe e gjitha është rezultat i seleksionimit natyror gjatë miliona viteve.

 

Një studim që analizoi gjenet e 276406 pjesëmarrësve të Biobankës (Biobank) në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se njerëzit që mbartin variancat e gjeneve që nxisin riprodhimin kanë më pak gjasa të mbijetojnë deri në pleqëri.

 

Ne konfirmojmë një hipotezë të quajtur hipoteza e pleiotropisë antagoniste, e cila thotë se mutacionet që nxisin riprodhimin kanë më shumë gjasa të zvogëlojnë jetëgjatësinë”, tha z. Jianzhi Zhang, nga Universiteti i Miçiganit në SHBA dhe autor i vjetër i studimit në revistën Saiëns (Science).

 

Sipas hulumtimit, njerëzit që mbartin variancat gjenetike që nxisin riprodhimin kishin më shumë gjasa të vdisnin në moshën 76 vjeçare.

 

Studimi tregon gjithashtu se variancat gjenetike që nxisin riprodhimin u rritën gjatë brezave nga viti 1940 deri në vitin 1969, që do të thotë se njerëzit ende po evoluojnë dhe e forcojnë këtë tipar.

 

“Kjo tregon se modeli evolucionar i riprodhimit të lartë dhe mbijetesës së ulët (dhe anasjelltas) është ende i dukshëm tek njerëzit modernë.

 

Variantet tona të gjeneve janë produkt i qindra mijëra viteve të evolucionit.

 

Ajo që është befasuese është se pavarësisht shëndetit tonë shumë më të mirë se kurrë më parë, ky model është ende i dukshëm”, tha z. Stivën Osted (Steven Austad), një ekspert në kërkimin e plakjes në Universitetin e Ellëbemës (Alabama), në Birmingham, në SHBA, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page