
Romë, Itali | E premte e nxehtë në 30 qytete italiane ku mijëra studentë dolën në rrugë për “Ditën Jo Meloni”: slogane, pankarta, manekine të djegura, foto të ministrave të veshur me të kuqe dhe gjithashtu përleshje në Torino, ku 20 policë u plagosën.
Tension me policinë, 15 policë në urgjencë.
Kryeministri ngrihet duke folur për “skena të papranueshme” dhe duke shpresuar se: “disa politikanë do të ndalojnë mbrojtjen apo justifikimin e kësaj dhune dhe të bashkohen, pa dykuptimësi, në dënimin e episodeve të tilla të rënda dhe të padenjë”.
Ndërsa ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Luka Çiriani (Luca Ciriani), evokon “vitet e plumbit”.
Pas përplasjeve të së shtunës së kaluar në Bolonjë për paradën e CasaPound, temperatura vijon të rritet në sheshe.
Problemet më të mëdha në Torino: komponenti pro-Pal ishte gjithashtu i pranishëm në procesionin që filloi nga stacioni Porta Susa, me antagonistët pranë qendrës sociale Askatasuna. Demonstruesit - disa qindra - i vunë zjarrin një kukulle me foton e ministrit të Arsimit Xhuzepe (Giuseppe) Valditara, prishën autobusë dhe monumente të ndryshme, rrëzuan flamurin italian nga Muzeu i Kinemasë dhe e zëvendësuan me atë Palestinez.
Ata ringjallën gjestin e tre gishtave lart nga vitet 1970 për të simbolizuar P38.
Hodhën vezë dhe fishekzjarre ndaj policëve të rreshtuar në Sheshin e Shën Karlit (Piazza San Carlo), akte të cilat u pasua nga një konfrontim para prefekturës, në Sheshin Kastelo (Piazza Castello).
Njëzet oficerë u plagosën, shumica për shkak të shpërthimit të një pajisjeje rudimentare që përmbante një gaz thumbues që shkaktoi helmim me klor.
Në Romë procesioni i studentëve arriti në Ministrinë e Arsimit dhe Meritës.
Në krye një pankartë e kolektivëve me shkrimin: “Kundër një qeverie fashistësh dhe sionistësh”.
Këtu pjesëmarrësit aplikuan bojë të kuqe në tabelat me fytyrat e Melonit dhe ministrave Valditara dhe Bernini për të simbolizuar “duart e lyera me gjak për gjenocidin e popullit palestinez”.
Më pas ata shkruan frazën “Ministria e Luftës” në asfaltin përballë Mimit dhe ngjitën disa flamuj palestinezë në mur.
“No Meloni day” edhe në Milano, ku procesioni u hap me një pankartë me shkrimin: “Studentët në revoltë kundër represionit, gjenocidit dhe meritës”.
Një foto e kryeministres u shfaq gjithashtu me fytyrën e saj të lyer me bojë të kuqe dhe shumë flamuj palestinezë.
Në Napoli, para Maschio Angioino, studentët shfaqën një pankartë: “Para për shkollën dhe jo për luftë”. Gjatë kalimit u hodhën bomba tymuese.
Reagon qeveria. “Kësaj radhe - thekson Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi - nuk kishte asnjë pretekst për nisma të tjera në vazhdim dhe as subjekte për të kundërshtuar (referenca është për përplasjet e së shtunës së kaluar në Bolonja, red.), por ata që u vunë në shënjestër ishin ndërtesat e institucioneve dhe forcave policore të dislokuara në mbrojtje të tyre, të cilët u sulmuan, besoj se dënimi i prerë për atë që ndodhi do të jetë unanim. Qeveria, siguron zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, nuk do të frikësohet, por është shqetësuese të mendosh se ndonjë komentator parlamentar apo radikal elegant do të skandalizohet, sepse unë i përkufizoj ngatërrestarët komunistë si ‘këpushat e kuqe’ në vend që të shqetësohen për agresionin sistematik kundër grave dhe burrave të ndarë”.
I ashpër ishte edhe ministri i Arsimit: A ka sistemi shkollor italian nevojë për replikat e ekstremistëve të viteve 70?
Sipas koleges sime Anna Maria Bernini, përplasjet janë kulmi i një klime urrejtjeje që duhej të shuhej menjëherë dhe të stigmatizohej nga të gjithë. Pa asnjë dallim.
Dënimi i dhunës vjen edhe nga sekretarja e Partisë Demokratike, Eli Shlein (Elly Schlein), e cila, megjithatë nuk kursen gërmimin ndaj qeverisë.
“Solidariteti dhe afërsia me oficerët e ligjit të dëmtuar. E drejta për të protestuar, për të demonstruar dhe për të grevës nuk mund dhe nuk duhet të ngatërrohet kurrë - pohon ajo - me agresion të dhunshëm ndaj askujt.
Dhuna është e patolerueshme, ashtu si - shton ajo - shfrytëzimi politik i dhunës që askush nuk duhet ta bëjë, sidomos ata me përgjegjësi qeveritare”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments