STAMBOLL: NJË GRUP QYTETARËSH ISLAMIKË SULMUAN ZYRAT E REVISTËS HISTORIKE SATIRIKE LEMAN PËR NJË KARIKATURË TË MUHAMEDIT | U ARRESTUAN PRONARI DHE KRYEREDAKTORI I REVISTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30, 2025
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Një grup njerëzish sulmuan selinë e Leman-it në Stamboll, një revistë historike satirike turke, pasi revista botoi një karikaturë që përshkruante Muhamedin.
Sipas mediave vendore, disa islamistë u përpoqën të hapnin me forcë derën e ndërtesës në qendër të Stambollit, duke thyer dritaret me gurë dhe shkopinj, përpara se të ndaloheshin nga policia.
Përpara sulmit, Ministri turk i Drejtësisë, Illmaz Tunç (Yilmaz Tunc), kishte njoftuar një hetim kundër revistës, duke e akuzuar atë për fyerje të vlerave fetare, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për pronarin dhe kryeredaktorin.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments