top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STAMBOLL: MBI 180 PASGODITJE PAS TËRMETIT PRANË STAMBOLLIT; SHEMBJE TË VOGLA NË MURET E KOSTANDINOPOJËS; 221 LËNDIME JO TË RËNDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24
  • 1 min read

Stamboll, Turqi | Më shumë se 180 pasgoditje janë regjistruar në Detin Marmara dhe afër Silivrit në periferi të Stambollit, pas tërmetit me magnitudë 6.2 që goditi të njëjtën zonë në orët e vona të mëngjesit të djeshëm dhe që u ndje në qytetin e Bosforit.

 

Pasgoditja e fundit, me magnitudë 4.1 ballë, u regjistrua në orën 7:19 të mëngjesit me orën lokale, ose 6:19 në Shqipëri, sipas të dhënave nga agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave AFAD.

 

Autoritetet lokale dhe kombëtare thanë se tërmeti nuk shkaktoi dëme në infrastrukturë apo ndërtesa, por sipas TV shtetëror “TRT”, një pjesë e vogël e mureve antike të Kostandinopojës u shemb në gadishullin historik dhe një ndërtesë e braktisur tashmë në kushte të pasigurta në lagjen Fatih gjithashtu u shemb pjesërisht, ndërsa AFAD vazhdon të monitorojë çdo dëmtim.

 

Që nga orët e vona të pasdites së djeshme, shumë njerëz kanë vendosur të lëvizin drejt pjesës veriore të Stambollit, larg nga epiqendra dhe konsiderohen më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve sizmike, ndërsa disa banorë të qytetit kanë vendosur të kalojnë natën duke fjetur jashtë në disa parqe, raportojnë mediat lokale.

 

Sipas ministrit të Shëndetësisë Kemal Memisoglu, 221 veta u plagosën në Stamboll pasi u hodhën nga dritaret ose ballkonet në panik.

 

Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën dhe shumica prej tyre kanë dalë nga spitali, ndërsa 15 mbeten të shtruar në spital.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page