top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK-u SHPALLI PRETENCAT PËR BEHAR BAJROVIÇIN; PËLLUMB GJOKËN; EDMOND PREKËN; ARDIT HASANBEGAJN; OLTIAN BISTRIN; XHEVAIR LITËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti pretencën për shtatë të pandehurit e hetuar paraprakisht në kuadër të çështjes penale të njohur si “Metamorfoza”, për pjesën e ndarë që lidhet me krime të klasifikuara si të lehta.


Në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK-u parashtroi masat dënimore për të gjithë të pandehurit, konkretisht:


SPAK-u kërkoi dënimin e:

1- Z. Behar Bajroviç, me 15 vjet heqje lirie.

2- Z. Pëllumb Gjoka, me 14 vjet heqje lirie.

3- Z. Edmond Preka, me 11 vjet heqje lirie.

4- Z. Ardit Hasanbegaj, me 9 vjet heqje lirie.

5- Z. Oltian Bistri, me 9 vjet heqje lirie.

6- Z. Xhevair Lita (ish-prokuror), me 6 vjet heqje lirie.


Të pandehurit pritet të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, procedurë penale që parashikon uljen me 1/3 të dënimit penal nëse shpallen fajtorë, duke u shkurtuar kohën e heqjes së lirisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page