SPAK-u SHPALLI PRETENCËN NDAJ ISH-DEPUTETIT TË PDSH-së QANI XHAFA | KËRKOI DËNIMIN E TIJ ME 6 MUAJ BURG + PEZULLIM TË EKZEKUTIMIT TË VENDIMIT PENAL DUKE E VENDOSUR NË SHËRBIM PROVE PËR 1 VIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 19
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shpalli pretencën ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj heqje lirie.
SPAK-u kërkon që dënimi me heqje lirie të mos ekzekutohet, por, të pezullohet duke e vendosur në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.
Ai akuzohet se u përfshi në një aksident automobilistik në Elbasan teksa ishte i dehur në drejtimin e automjetit të tipit “Toyota” me targë AB 457 IJ, i ndodhur në Bulevardin “Qemal Stafa”, në Elbasan, ku ai doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë të ndriçimit publik.
Zyrtarisht, ai akuzohet për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments