top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK MORI TË PANDEHUR PLARENT NDRECËN: AKUZOHET PËR VEPRA PENALE QË LIDHEN ME TENDERAT E RINDËRTIMIT TË KOMISARIATEVE TË POLICISË SË SHTETIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vendosi zyrtarisht nën akuzë penale deputetin socialist Plarent Ndreca, të cilit, iu komunikua akuza penale që është produkt i hetimeve paraprake të kryera mbi aktet administrative të tenderave të rindërtimit të komisariateve të Policisë së Shtetit.

 

Ai u emërua në vitin 2019 në funksionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

 

Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të Policisë së Shtetit në mbarë Shqipërinë.

 

Qysh atëhere proceduarat administrative të tenderave u konsideruan të manipuluara. Pas një auditimi, KLSH-it kreu kallëzim penal në SPAK.

 

Dy ditë më parë, autoritetet e Posaçme të hetimit penal intervistuan për më shumë se një orë e gjysmë ish-ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Sandër Lleshaj.

 

Kumtohet se z. Lleshaj u intervistua në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim penal paraprak nga SPAK.

 

Z. Ndreca ka ushtruar funksione të rëndësishme në Qeverinë Rama para se të merrte funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

 

Ai ka ushtruar edhe funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

 

Gjatë kohës që ushtronte funksionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, z. Ndreca është akuzuar nga opozita edhe në lidhje me tenderin abuziv prej 28 milionë eurosh të uniformave të Policisë së Shtetit.

 

SPAK mori të pandehur dhjetë funksionarë të ulët të Ministrisë së Brendshme, sepse hetimet penale të karakterit paraprak nuk u shtrinë as tek z. Ndreca dhe as tek ish-shefi i tij, z. Lleshaj.

 

Z. Ndreca mori mandatin e deputetit të RSh në muajin janar të vitit 2024, kjo sepse u krijua boshllëk (vakancë) nga fakti se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj arratis (dhe gjendet në arrati), por edhe sepse znj. Dallëndyshe Bici e refuzoi mandatin e deputetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page