top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SOT NISI VIZITA E PRESIDENTIT UKRAINAS VOLODIMIR ZELENSKI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS | NË ORËN 11:00 ME ORËN VENDORE DO TË MBAHET NJË KONFERENCË PËR SHTYP (ORA 19:00 NË SHQIPËRI).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Vizita e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojë sot me një takim me senatorët në mëngjesin amerikan, ndërsa takimi kokë më kokë me presidentin amerikan Danld Tramp (Donald Trump) do të fillojë në orën 11:00 me orën vendore dhe një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar rreth orës 13:00 (19:00 në Shqipëri).

 

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e presidentit të Ukrainës”, siç raporton agjencia ukrainas e lajmeve “Ukrainska Pravda”.

 

Para takimit me presidentin amerikan janë planifikuar deklarata të shkurtra për media.

 

Gjatë takimit do të diskutohet dhe nënshkruhet e ashtuquajtura marrëveshje për nëntokën, një marrëveshje dypalëshe për fondin që do të rregullojë shfrytëzimin e tokave të rralla.

 

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Zelenski do të udhëtojë në Institutin Hudson dhe në mbrëmje do të takohet me përfaqësues të komunitetit ukrainas në Shtëpinë e Ukrainës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page