SOMALI: USHTRIA VRAU 130 TERRORISTË TË AL-SHABAAB-it | LUFTA E SOMALISË PËR TË ÇLIRUAR VENDIN NGA KËRCËNIMI I XHIHADIZMIT KA VAZHDUAR QË NGA VITI 2007.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 21
- 1 min read

Somali | Qeveria somaleze ka njoftuar se ushtria e saj ka vrarë të paktën 130 militantë të grupit terrorist al-Shabaab, në përgjigje të sulmeve të nisura nga të njëjtat milici ekstremiste islamike.
Ministria e Informacionit në Mogadishu e raportoi këtë në profilin e saj në rrjetin social virtual Iks (X).
Sulmet, të cilat, ndodhën në zona kyçe të rajonit si El-Ali, El-Foldheere, Al-Kowthar dhe Daru-Nimca, filluan me shpërthime makinash me bomba kundër bazave ushtarake somaleze.
Sipas qeverisë, kjo është një fitore e rëndësishme dhe një hap përpara në përpjekjet e vazhdueshme për të larguar grupin terrorist nga bastionet e tij në rajon.
Lufta e Somalisë për të çliruar vendin nga kërcënimi i xhihadizmit ka vazhduar që nga viti 2007.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments