Sardenjë, Itali | 30 korrikun e kaluar, ariu Kj1 u vra pas një dekreti të nënshkruar nga presidenti i provincës autonome të Trentos Mauricio (Maurizio) Fugatti, pasi kafsha u konsiderua e rrezikshme pas shtatë sulmeve ndaj njerëzve.
Tani, pas homazheve të artistit të rrugës Ozmo, artisti i rërës Nikola (Nicola) Urru kujton gjithashtu atë ekzemplar me një skulpturë të krijuar në plazhin Platamona, në Sassari.
Një vepër afërsisht 10 metra e cila paraqet ariun e fjetur duke përqafuar një njeri që është gjithashtu në gjumë, simbol i bashkëjetesës së mundshme midis kafshëve dhe njerëzve.
Aty ku njerëzit kanë bashkëjetuar me arinjtë, prania e tij nuk ka mbetur pa u vënë re.
Dikur i nderuar, i dashur, i urryer dhe i luftuar për, sot ariu është rrëzuar nga toka e tij, fizikisht dhe kulturalisht, megjithatë, gjurmët e pashlyeshme mbeten ende në mite, në legjenda dhe festivale të njohura - shkruan artisti Urru në një vend në rrjetet sociale ku publikoi punën e tij pas tre orësh punë me rërë, në mes të shiut.
Ruajtja e ariut do të thotë të shpëtosh identitetin e shumë popujve dhe kulturave, përfshirë atë të Trentino-s.
Ndoshta gabimi me kalimin e kohës është vetëm i yni...
Ne kemi krijuar një sindromë të vërtetë shkëputjeje me Natyrën, ndaj në fund e ndjejmë gjithnjë e më pak nevojën për afërsinë e saj ...
Në praktikë sot Natyra vlen vetëm sepse është.
Duhet... një pemë nuk duhet prerë sepse prodhon oksigjen...
Kjo është drama e vërtetë e njeriut, ndoshta ka ardhur koha të braktisim marrëdhënien e sëmurë që kemi me ariun dhe pjesën tjetër të pyllit.
Në fund të fundit ka të bëjë me vendosjen se si duam të jetë mali: një kënd lojrash për qytetarët, një kopsht i zbutur ose bastioni i fundit i jetës autentike në të cilin nuk është e mundur të kontrollosh gjithçka... rrufetë, përmbytjet dhe ortekët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments