top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKOCI: INDRIT SARAÇI U DËNUA 3 VJET E 9 MUAJ BURG NDËRSA ADIOL HILA U DËNUA ME 3 VJET E 4 MUAJ BURG | 3000 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6, 2024
  • 1 min read

Skoci | Autoritetet skoceze të gjykimit penal shqiptuan dënime penale kundër:

1- Z. Indrit Saraçi (ai u dënua me tre vjet e nëntë muaj heqje lirie).

2- Z. Adiol Hila (ai u dënua me tre vjet e katër muaj heqje lirie).

 

Dënimet penale ndaj tyre u shqiptuan më 1 tetor 2024.

Ata u shpallën fajtorë për shkelje penale që lidhen me drogërat.

Autoritetet skoceze të hetimit penal zbuluan rreth 3000 rrënjë hashashi që u përkisnin atyre.

 

Në një prononcim detektivi Ljuk Dugen (Luke Doogan) deklaroi: “Droga mund të ketë një ndikim shkatërrues te njerëzit dhe kjo tregon vendosmërinë tonë për t’i larguar këto substanca të dëmshme nga komunitetet tona dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në furnizimin e tyre”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page