Romë, Itali | Një punonjës i bankës Intesa Sanpaolo monitoroi lëvizjen e llogarive të kryeministres italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, ish-bashkëjetuesit të saj Andrea Xhabruno (Giabruno), ministrit të Mbrojtjes së vendit Guido Korseto (Crosetto), ministres së Turizmit Daniela Sandanque dhe presidentit të Senatit italian Injacio (Ignazio) La Russa.
Ky lajm u botua nga gazeta Domani.
Punonjësi i veçantë i bankës, sipas shtypit, punonte në Bari të Italisë së Poshtme dhe u pushua nga puna gushtin e kaluar, pas një auditimi të brendshëm.
Prokuroria e Barit ka hapur një hetim, me qëllim zbardhjen e të gjithë çështjes dhe zbardhjen e motiveve të mundshme.
Ish-punonjësja e bankës dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paligjshme edhe në llogarinë e znj. Arianna Meloni, motrës së kryeministres italiane, dhe i gjithë ky aktivitet është zhvilluar nga muaji prill i vitit 2022 deri në muajin shkurt të këtij viti.
Sipas gazetës Domani, viktima të këtij veprimi të paligjshëm kanë qenë guvernatorët e zonës më të gjerë të Barit dhe Venecias, si dhe shumë oficerë të Policisë Ekonomike Italiane dhe Karabinierëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments