Athinë, Greqi | Skandal erotik në një bashki të madhe të Greqisë. Burri i mashtruar rrahu kryebashkiakun e martuar!
Një incident i pabesueshëm në një bashki të madhe të Greqisë Qendrore po ndodh orët e fundit, teksa një bashkëshort i mashtruar ka rrahur kryebashkiakun, i cili është... i zhdukur!
Siç raporton gazeta Espresso, kryetari i Bashkisë, i cili u rizgjodh për mandatin e dytë në zgjedhjet e fundit, ka pasur një lidhje paralele me një zonjë të martuar, ndërsa vetë është i martuar.
Rreth 15 ditë më parë, bashkëshorti i zonjës vendosi të marrë “ligjin” në dorë duke i hequr dajak (!) Qytetarit të Parë të qytetit, i cili ka mbetur i zhdukur që nga ai moment.
Vlen të theksohet se as bashkëpunëtorët e afërt të kryetarit nuk e kanë idenë se ku ndodhet ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments