SIRIA NUK E PËRJASHTON ARRITJEN E NJË MARRËVESHJEJE PAQEJE ME IZRAELIN DERI NË FUND TË MANDATIT TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | SIRIA NUK I DËNOI SULMET MBI OBJEKTET BËRTHAMORE TË IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 25
- 1 min read

Damask, Siri | “Zyrtarë të lartë sirianë thanë në bisedime me dyer të mbyllura se dialogu i drejtpërdrejtë me Izraelin ka qenë duke u zhvilluar çdo ditë ditët e fundit”, raportoi televizioni izraelit “Kan”, duke shtuar se një burim sirian tha se qeveria e udhëhequr nga Presidenti i Përkohëshëm Ahmed al-Shara (Jolani) nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Izraelin deri në fund të mandatit të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump).
Transmetuesi televiziv “Kan” kujton se Damasku nuk i dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit, ndërsa dënoi fuqishëm sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments