top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIRI: 12 USHTARË TË VRARË NË NJË SULM KAMIKAZ NGA REBELËT XHIHADISTË | MË SHUMË SE 5 MILIONË NJERËZ JETOJNË NË ZONA QË JANË JASHTË KONTROLLIT TË QEVERISË SIRIANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 5, 2024
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Dymbëdhjetë ushtarë sirianë u vranë në një sulm vetëvrasës të kryer nga një grup rebelësh xhihadistë në veri-perëndim të Sirisë”, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), një organizatë me bazë në Britaninë e Madhe, por që ka një rrjet të dendur nga korrespondentët në Siri.

 

Anëtarët e forcave të regjimit, duke përfshirë një oficer, u vranë në një sulm vetëvrasës nga Hayat Tahrir al-Cham (Hts), krahu i Al Kaedës në Siri, kundër një pozicioni të rregullt të ushtrisë në provincën veriore të Latakisë.

 

Sipas OSDH, ky është numri më i madh i vdekjeve mes forcave të regjimit në një vit.

 

Hts kontrollon sektorë të tërë të provincës së Idlibit, bastioni i fundit i rebelëve në veriperëndim të vendit dhe pjesë të provincave fqinje të Alepos, Hama dhe Latakia.

 

Më shumë se pesë milionë njerëz, shumica e të cilëve të zhvendosur nga provincat e tjera, jetojnë në këto zona që janë jashtë kontrollit të qeverisë së Damaskut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page