top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIPAS INSTITUTIT INSA SUBJEKTI POLITIK PUSHTETKËRKUES “AFD” VAZHDON TË RRITET NË SONDAZHET GJERMANE: I DYTI ME 22% TË VOTAVE | ENTI MEDIATIK “BILD” I QUAJTI TË DHËNAT E BOTUARA TË RREZIKSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 11, 2025
  • 1 min read

Berlin, GJermani | Subjekti politik pushtetkërkues “AfD” vazhdon të rritet në Gjermani, me institutin Insa që cakton deri në 22% për partinë e ekstremit të djathtë, ndërsa CDU dhe CSU humbasin një pikë përqindje dhe qëndrojnë në 30%.

 

Liberalët e FDP-së qëndrojnë në 4% dhe, për rrjedhojë, nën pragun për marrjen e deputetëve.

 

Për institutin Insa, SPD-ja është ende forca e tretë me 16%, pastaj janë të Gjelbërit me 14%, ndërsa lëvizja e znj. Sahra Wagenknecht humbet një pikë, por ndryshe nga sondazhet e tjera, kalon pragun e 5%.

 

Për institutin që kreu sondazhin, rritja e “Afd”-së është një problem për CDU-në sepse konservatorët dhe ekstremistët mbledhin mbi 50% të votave dhe kjo mund të dëmtojë zgjedhjen e z. Fridrish (Friedrich) Merz, kandidatit konservator, për të përjashtuar çdo formë bashkëpunimi me Afd-në.

 

Enti mediatik “Bild” i quajti të dhënat e publikuara të rrezikshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page