Pogradec, Shqipëri | Sipërfaqja e djegur është zgjeruar në brendësi të parkut kombëtar të Prespës, dhe ka kaluar në anën tjetër të Malit të Thatë mbi fshatin Peshkëpi, të Bashkisë Pogradec, duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me bimësi të ulët.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ditën e sotme ka pasur një angazhim të shtuar te forcave për izolimin e flakëve brenda parkut kombëtar, por sipas shërbimit zjarrfikës e vetmja mënyrë për fikjen e zjarreve është ndërhyrja nga ajri, e cila ka munguar prej dy ditesh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments