top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SIGURIMI I SHTETIT CENSUROI “SKULPTURËN E DËSHIRAVE” NË KUBË | MESAZHET E POPULLATËS NË FAVOR TË LIRISË U FSHINË DHE U ZËVENDËSUAN ME PARRULLA KOMUNISTE.

Havanë, Kubë | Skulptori gjerman Martin Steinert e kishte konceptuar veprën e tij “Reja prej druri, arkitektura e dëshirave”, e vendosur në Plaza Vieja emblematike të Havanës si pjesë e Bienales së XV të Artit Kuban, si një instalacion interaktiv në të cilin spektatorët ishin të ftuar të kontribuonin me dëshirat e tyre dhe ëndrrat.

 

Dhe në kontekstin aktual të krizës së thellë ekonomike, kubanezëve nuk u duhej kërkuar të prisnin.

 

Së shpejti skulptura e përbërë nga mijëra copa druri u dekorua me fraza që lavdëronin lirinë, duke kërkuar gjithashtu paga dhe kushte më të mira jetese.

 

Një Kubë e lirë”, shkruante një person anonim në një nga mbi 1800 shiritat prej druri që e përbëjnë atë, ndërsa të tjerët thjesht kërkojnë “që rroga të mjaftojë për të jetuar”, dhe “Kuba buzëqesh përsëri”.

 

Pamjet e mesazheve që zbukuronin skulpturën bënë xhiron e botës në mediat sociale dhe qeveria e kastros mori masa, duke urdhëruar që disa nga frazat më të qarta të fshiheshin ose korrigjoheshin.

 

Dhe aty ku më parë ishte: “Rroftë një Kubë e lirë nga komunizmi”, tani është “Rroftë një Kubë e lirë nga Yankees”, ndërsa frazat e tjera të pakëndshme janë mbuluar me bojë të zezë.

 

Megjithatë, autori i skulpturës në formë luleje, tetë metra e lartë dhe 10 metra në diametër, ishte i qartë kur prezantoi veprën: “më e rëndësishmja është që ajo të bie në kontakt me njerëzit, vetëm në këtë mënyrë do të jetë e plotë”, tha autori.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page