top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SI PASOJË E ZJARREVE NË KALIFORNI HUMBJET EKONOMIKE ARRIJNË NË 50 MILIARDË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 10
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Humbja ekonomike e lidhur me dëmet e shkaktuara nga zjarret e vazhdueshme në kontenë e Los Angeles, të cilat, kanë shkaktuar shkatërrimin e lagjeve të tëra dhe kanë shkaktuar urdhra evakuimi dhe paralajmërime për qindra mijëra banorë, mund të jetë afër 50 miliardë dollarë.

 

Kështu deklaroi z. Xhimi (Jimmy) Bhullar, analist në bankën amerikane JpMorgan Chase, për gazetën “Wall Street Journal”.

 

Vlerësimi - shpjegoi ai - përfshin gjithashtu 20 miliardë humbje të mbuluara nga sigurimet, megjithëse shifra e fundit mund të rritet më tej nëse zjarret nuk frenohen.

 

Megjithëse më të ulëta, kostot e vlerësuara nga agjencitë dhe institucionet e tjera financiare tregojnë se zjarret që goditën Kaliforninë do të jenë më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së.

 

Agjencia e vlerësimit Morningstar DBRS vlerësoi humbjet totale të mbuluara nga sigurimet në rreth tetë miliardë dollarë.

 

Zjarri më i shtrenjtë deri më tani është Kemp Faiër (Camp Fire), i cili, ka ndodhur edhe në Kaliforni në vitin 2018 me humbje të siguruara prej 12.5 miliardë dollarësh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page