Siçili, Itali | Një grua 54-vjeçare dhe një fëmijë 10-vjeçar ranë në fundin e një pusi artezian, gjysmë plot me ujë, rreth 15 metra i thellë, në një zonë fshatare të Palacolo Akreide (Palazzolo Acreide), në zonën e Sirakuzës.
Gruaja u gjet nga një ekip nga njësia e shpëtimit.
Trupi i të miturit u gjet nga zhytësit e zjarrfikësve.
Aksidenti mesa duket ka ndodhur gjatë një ekskursioni të organizuar nga “Fondazione Anffas di Palazzolo Acreide - Le të dhurojmë buzëqeshje”.
Sipas një rindërtimi fillestar nga zjarrfikësit e Sirakuzës dhe karabinierët, djali i vogël - ndoshta vëllai i vogël i një fëmije me aftësi të kufizuara - po merrte pjesë në udhëtim, kur për arsye ende të paqarta përfundoi brenda pusit.
Gruaja një operatore 54-vjeçar, ka tentuar më kot ta rinxirrte, duke u ulur me litar në pus dhe më pas ka përfunduar duke rrëshqitur.
Gruaja aktualisht ndodhet e shtruar në gjendje shoku në spitalin e Sirakuzës me mavijosje, kontuzione dhe probleme me frymëmarrjen.
Fëmija kishte hipur në llamarinën që mbulonte pusin, dhe kishte rënë 15 metra thellë, duke përfunduar në ujë dhe duke u mbytur.
Fëmijët me aftësi të kufizuara ishin përfshirë prej ditësh në ekskursione dhe aktivitete integruese me fëmijë të aftë dhe vullnetarë, si kultivimi i kopshteve me perime dhe punishte gatimi.
Sot ishte planifikuar udhëtimi i cili përfundoi në tragjedi.
Prokuroria e Sirakuzës ka hapur një hetim për vdekjen e djalit 10-vjeçar të gjetur pa jetë në pus në fshatin Palacolo Akreide.
Hetimi, ku ende përfshihen persona të panjohur, hipotezon krimin e vrasjes nga pakujdesia.
Magjistratët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e tragjedisë dhe të kuptojnë nëse raportohet për pusin 15 metra të thellë.
Drejtuesi i organizatës jofitimprurëse ndodhet në vendngjarje së bashku me policinë që po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.
Vdekja e fëmijës të kujton tragjedinë e Vermiçinos (Vermicino), 43 vite më parë, kur vdiq i vogli Alfredino Rampi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários