top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SHTETI ISLAMIK (ISIS) MORI PËRSIPËR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN TERRORIST NË SOLINGEN ME 3 TË VDEKUR + 9 TË PLAGOSUR.

Berlin, Gjermani | Grupi xhihadist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm terrorist në Solingen të Gjermanisë.

 

Shteti Islamik tha se ai ishte hakmarrje për muslimanët në Palestinë”, sipas një deklarate.


Festimi për 650-vjetorin e Solingenit ishte dashur të zgjaste tre ditë, por u anulua për shkak të zisë.

 

Qyteti është i traumatizuar, rrugët mbeten gjysmë bosh, ndërsa e gjithë Gjermania ndjek me ankth gjuetinë mbi subjektin që goditi turmën mbrëmë, duke vrarë tre persona dhe plagosur nëntë të tjerë, në mes të Festivalit të Diversitetit.

 

Vrasësi është ende në arrati dhe shumë pak dihet për të, qoftë edhe për të zyrtarizuar identikitin që qarkullon në media.

 

Por sipas Welt, një dëshmitar i tha policisë se gjatë masakrës ai bërtiti “Allahu Akbar”, pasi Prokuroria pranoi, në një konferencë për shtyp në Wuppertal, se nuk mund të përjashtonte mundësinë e terrorizmit.

 

Dhe në mbrëmje, ISIS mori përgjegjësinë.

 

Autori i sulmit në një tubim të krishterësh në qytetin Solingen në Gjermani dje ishte një ushtar i grupit të Shtetit Islamik”, thuhet në një deklaratë të agjencisë së lajmeve xhihadiste Amaq, në Telegram.

 

Sulmi u krye në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”, thuhej atje.

 

Ndërkohë në agimin e sotëm, personat e komandos speciale Sek arrestuan një 15-vjeçar të gjetur në shtëpinë e prindërve të tij, i dyshuar se kishte folur me autorin e krimit vetëm pak minuta para orës 21:37, orë e regjistruar nga zbatimi i ligjit si fillimi i sulmit.

 

Këtë e ka bërë të ditur një grua që e kishte njohur djalin, i cili tashmë ishte i përfshirë në një krim tjetër, sipas asaj që zbuloi enti mediatik Bild.

 

Hetimet synojnë të sqarojnë nëse adoleshenti, i cili ndërkohë po merrej në pyetje, po ndërvepronte vërtet me sulmuesin.

 

Megjithatë, për momentin kërkojmë një të ri 20 deri në 30 vjeç, me mjekër të plotë, fizik të mirë, një pamje që të lë të kuptosh se ka të ardhur nga jugu. I veshur me të zeza dhe me kapuç në momentin e aksionit.

 

Por asgjë nuk konfirmohet, përveç faktit se janë duke u analizuar video të shumta dhe shumë materiale të dërguara nga persona në ueb portalin për grumbullimin e pistave të nisura nga policia.

 

Kancelari Olaf Sholc (Scholz), dukshëm nën presion, bëri thirrje për shpejtësi në hetim: “Personi përgjegjës duhet të ndalohet shpejt dhe të ndëshkohet ashpër. Ne nuk mund të lejojmë që gjëra të tilla të ndodhin në vendin tonë”, tha ai.

 

Presidenti Frank Uolltër (Walter) Steinmeier thirri kryetarin e bashkisë së Solingen-it për të shprehur tronditjen dhe ngushëllimet e tij personale dhe të gjithë Republikës.

 

Ne jemi së bashku kundër urrejtjes dhe dhunës”, tha ai.

 

Ministrja e Brendshme Nensi (Nancy) Faeser siguroi se gjithçka e mundshme po bëhet për të sjellë para drejtësisë vrasësin e shumëfishtë.

 

Por ajo shtoi se shoqëria nuk do ta lejojë veten të ndahet përballë aktit të neveritshëm të atyre që sulmuan një komunitet të mbledhur për të festuar jubileun.

 

Kërkimet po vazhdojnë në të gjithë shtetin e Rhein-Westfalisë së Veriut dhe gjithashtu në nivel federal.

 

Ne kërkuam me kujdes dhe kërkojmë të raportohet çdo dyshim i mundshëm”, shpjegoi zëdhënësi i policisë së Duseldorfit, Markus Seitz.

 

Ne mund të flasim për një rrezik të fshehtë. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të jenë të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm”, shtoi ai.

 

Megjithatë, problemi nuk ka të bëjë vetëm me qytetin perëndimor: një rritje shqetësuese e sulmeve me thikë ishte objekt i një raporti të Ministrisë së Brendshme të publikuar dhe diskutuar vetëm disa ditë më parë.

 

Socialdemokratja Faeser njoftoi gjithashtu një shtrëngim të rregullave, me ndalimin e qarkullimit me tehe më të mëdha se 6 cm (në vend të 12 të lejuarve deri më tani).

 

Por a mjafton një masë e tillë për t'i bërë gjermanët të ndihen më të sigurt?

 

Shumë nuk e fshehin se kanë disa dyshime, në një vend që përballet me shumë sfida, të brendshme dhe të jashtme.

 

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page