SHTETET E BASHKURA TË MEKSIKËS: STËRVITJE PËR TËRMET TË MUNDSHËM | MORËN PJESË 30 MILIONË VETA NËN KOORDINIMIN E INSTITUCIONEVE TË QEVERISË FEDERALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 30
- 1 min read

Shtetet e Bashkura të Meksikës | Meksika zhvilloi një stërvitje antisizmike - e para e vitit 2025 - në të cilën morën pjesë 30 milionë njerëz në disa shtete nën koordinimin e institucioneve të qeverisë federale.
Gjatë simulimit vjetor, alarmet sizmike - bazuar në një rrjet sensorësh të instaluar përgjatë bregdetit të Paqësorit - u aktivizuan në 11 rajone përmes më shumë se 14000 altoparlantëve, si dhe në stacionet radiofonike dhe televizive.
Në Meksiko Siti (Mexico City), u testua një sistem Cell Broadcast për të dërguar mesazhe paralajmëruese në telefonat celularë.
Sistemi i paralajmërimit zbulon tërmetet, të cilat përhapen me shpejtësinë e zërit, dhe transmeton një alarm që përhapet me shpejtësinë e dritës, për të paralajmëruar popullsinë 20 deri në 120 sekonda përpara për tërmetet me magnitudë më të madhe se 5.5.
Ushtrimi u përqendrua në zbatimin e protokolleve të evakuimit për ndërtesat publike dhe private; dhe në grumbullimin e banorëve në zona të sigurta.
Znj. Lora Velaskuez (Laura Velázquez), koordinatore e Mbrojtjes Civile, shpjegoi se sistemi meksikan është forcuar për të menaxhuar çdo lloj emergjence, duke konsoliduar një forcë prej 2589889 personash nga institucione të ndryshme, 36000 automjete të specializuara tokësore, 371 avionë dhe 40000 njësi mjekësore me 200000 shtretër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar