top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS DO TË NDALOJNË KULTIVIMIN E MISRIT TË MODIFIKUAR GJENETIKISHT (OMGJ) DUKE FILLUAR NGA VITI 2025.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Qeveria e Presidentes Klaudia (Claudia Sheinbaum) tha se do të nxiste një reformë në vitin 2025 për të ndaluar kultivimin e misrit transgjenik në vend, pasi një panel për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve vendosi në favor të Shteteve të Bashkuara në një mosmarrëveshje me Uashingtonin mbi kufizimet që Meksika kishte vendosur përdorimin e këtij produkti.

 

Sipas këtij vendimi të fundit, Meksika do të ketë 45 ditë për të respektuar masat për heqjen e ndalimit të përdorimit të misrit transgjenik në miell dhe brumë për të bërë tortilla, elementi kryesor i dietës kombëtare, duke argumentuar se ai nuk bazohej në shkencë dhe ishin shkelur angazhimet të vendosura në marrëveshjen tregtare në fuqi që nga viti 1994 me SHBA-në dhe Kanadanë (T-MEC).

 

Tani Meksika do të duhet të lejojë importin e misrit të modifikuar gjenetikisht për konsum kafshësh dhe industrial, por do të jetë në gjendje të ruajë ndalimin e mbjelljes së kësaj drithi në territorin e saj, pasi komiteti rregullon vetëm importet.

 

Midis janarit dhe tetorit 2024, Shtetet e Bashkuara eksportuan 4.8 miliardë dollarë misër në Meksikë, që është tregu më i madh i eksportit të misrit në SHBA.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page