top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTËPIA E BARDHË: RAKETA NË GOLAN ËSHTË LËSHUAR NGA HEZBOLLAHU DHE ËSHTË PËR T'U DËNUAR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Ne kemi vazhduar diskutimet me homologët tanë izraelitë dhe libanezë që nga sulmi i tmerrshëm i djeshëm në veri të Izraelit, i cili vrau disa fëmijë që luanin futboll.


Ky sulm u krye nga Hezbollahu libanez.


Ishte raketa e tyre dhe u nis nga një zonë që ata kontrollojnë. Kjo duhet të dënohet universalisht”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, Edrien Uotsoun (Adrienne Watson), në një deklaratë, duke deklaruar më tej se Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu për një zgjidhje diplomatike përgjatë Linjës Blu që do t'i japë fund të gjitha sulmeve një herë e përgjithmonë dhe do lejojë qytetarët në të dy anët e kufirit të kthehen në shtëpi të sigurt.

 

Për zëdhënësen e Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, Hezbollahu filloi të qëllonte kundër Izraelit më 8 tetor duke pretenduar solidaritet me Hamasin, një grup tjetër terrorist i mbështetur nga Irani.

 

Mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt dhe e palëkundur kundër të gjitha kërcënimeve të mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun”, u tha në deklaratë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page