top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DOLËN NË MARSHIM KUNDËR DISKRIMINIMIT SERB | KËRKOJNË TË DREJTAT ELEMENTARE QË U SHKELEN NGA SERBIA.

Preshevë, Serbi | “Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën - për siç thanë ata - kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi”.

 

Një nga organizatorët e marshit tha se nga këtu dërguam porosinë se shqiptarët duan barazi, se barazia padrejtësi nuk bëhet.


Kërkesat e shqiptarëve janë të kamotshme, e kamotshme është edhe heshtja e shtetit dhe padrejtësia që po ua bën shqiptarëve”.

 

Kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshejve të deritashme, kthimi e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.

 

Ata marshuan nëpër qendrën e qytetit të Preshevës pranë institucioneve duke mbajtur pankarta me mbishkrime si:

1- Stop pasivizmit selektiv”.

2-Duam libra shqip”.

3-Kthema adresën”.

4-Për identitet dhe dinjitet”.

 

Marshi, të cilit i prinë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Siani, ndaloi pranë ndërtesës së komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar.

 

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj të mbajtur në Bujanoc, në muajin gusht.

 

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61687 shqiptarë.

 

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit - komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës - shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

 

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Ato kanë arritur disa herë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, ndërsa më 2020 ato e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

 

Në fund të vitit të kaluar, shqiptarët u Luginës u ankuan edhe për një rritje të numrit të çaktivizimit të adresave të tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atë se i ka fshirë ato në mënyrë të paligjshme, për t’ua mohuar të drejtat elementare.

 

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

 

Pas protestës së muajit gusht në Bujanoc, Qeveria e Republikës së Serbisë, kishte thënë se ajo ishte përpjekje e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti për të destabilizuar rajonin.

 

Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione nuk qëndrojnë.

 

Më 2001 u arrit një marrëveshje e njohur si Marrëveshja e Konçulit për çmilitarizim e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe për integrimin e pakicës shqiptare përmes një procesi demokratik.

 

Në muajin korrik të vitit 2013, qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiç e miratoi planin shtatëpikësh, i cili, ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme.

 

Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në Kuvendin serb, Riza Halimi, në muajin nëntor të vitit 2013.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Radio Europa e Lirë (REL)

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page