Tiranë, Shqipëri | Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së shpejti me tren.
“Do të jetë një linjë hekurudhore, gjurmë e re e cila është Pogradec-Korçë-Kapshticë e deri në hyrje të territorit grek”, shprehet znj. Erjola Muka, nga MIE.
Sinjale pozitive vijnë edhe nga Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për nisjen e punimeve në Durrës-Rrogozhinë.
“Korridori 8 lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Bullgari dhe ka një rëndësi të madhe gjeo-straegjike pasi përshkon tre shtet anëtare të NATO-s”, tha znj. Muka.
Një sërë projektesh hekurudhore janë në zhvillim, linja Tiranë-Durrës dhe degëzimi i ri drejt aeroportit të Rinasit do të jetë e para që do të përfundojë dhe do të nisë operimin.
“Punimet në këtë linjë kanë arritur në volumin e 80%, ndërsa së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e 10 stacioneve të rinj që do të shtrihen në të gjithë pjesën e kësaj linje”, tha znj. Muka.
Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është rreth 224 km.
Në funskion janë linjat hekurudhore, Durrës-Librazhd, Gjorm-Kufi dhe Durrës-Kashar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários