top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHOQËRIA E JEZUSIT I KËRKON PRESIDENTIT TË NUKARAGUAS ORTEGA QË TË NDALOJË SHTYPJEN DHE SHKELJEN E TË DREJTAVE | JEZUITËT: LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË NIKARAGUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 17, 2024
  • 1 min read
ree

Managua, Nikaragua | Në përvjetorin e parë të shpronësimit nga qeveria Nikaraguane të Universitetit të Amerikës Qendrore të Managua, Uca, i menaxhuar deri atëherë nga jezuitët, selia provinciale e Amerikës Qendrore e Shoqërisë së Jezusit i kërkoi presidentit të Nikaraguas të pranonte kërkimin për një racionalitet të zgjidhjes në të cilin mbizotëron e vërteta, drejtësia, dialogu, liria akademike dhe respekti për shtetin e së drejtës”.

 

Në një deklaratë, urdhri i jezuitëve i kërkoi ekzekutivit sandinist që të pushojë shtypjen (represionin), të ndalojë kryerjen e shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut dhe të lirojë të burgosurit politikë.

 

Kërkesa u formulua në një shkrim të titulluar “Një vit pas konfiskimit të UCA në Nikaragua”, në të cilin Shoqëria e Jezusit siguron se shtypja (represioni) e qeverisë vazhdon dhe kërkesa për drejtësi rritet.

 

Në dokument, jezuitët kujtojnë me dhimbje dhe indinjatë të thellë, por me shpresë dhe kërkesë të palëkundur për drejtësi që ka kaluar një vit që nga konfiskimi i pandëshkuar dhe i pajustifikuar nga qeveria e Nikaraguas të aseteve të Uca-s, qendrave të saj kërkimore, biblioteka, koleksione historike dokumentesh, katalogë burimesh natyrore, prona dhe burime financiare.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page