top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHOFERI I DEHUR PËRPLASI MAKINËN NË NJË LOKAL NË PARIS: NJË I VDEKUR DHE GJASHTË TË PLAGOSUR | NUK PËRJASHTOHET MUNDËSIA E NJË AKTI TERRORIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17, 2024
  • 1 min read

Paris, Francë | Një makinë është përplasur në tavolinat e jashtme të një lokali në Paris, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Burime policore në kryeqytetin francez thanë për entin mediatik Le Parisien se dy personat që ndodheshin në makinë ishin ndoshta nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

 

Shoferi u largua ndërsa pasagjeri u arrestua.

 

Një aksident automobilistik: ky është drejtimi kryesor drejt të cilit po anojnë hetuesit francezë, sipas burimeve policore të cituara nga BfmTv – por nuk përjashtohet mundësia e një akti terrorist.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page