Shkodër, Shqipëri | Një aksident ndodhi rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, ku disa veta po udhëtonin me automjetin e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës, drejt një vatre zjarri.
Të plagosur mbetën:
1- Z. Gjon Huba.
2- Z. Ermal Qerri.
3- Z. Jodise Bushati.
4- Z. Denis Ledi.
5- Z. Denis Kola.
6- Znj. Rushe Deda (infermiere).
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa infermierja është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës.
Ata ishin nisur drejt Mirditës për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments