top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODRAN TOLAJ ISH-DREJTORI I ANSAMBLIT SHTETËROR SHQIPTAR TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE NË MAQEDONINË E VERIUT: GJUHA SHQIPE PO HIQET NGA TABELAT E RRUGËVE NË MAQEDONINË E VERIUT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Shkup, Maqedoni e Veriut | Z. Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut, ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve.

 

Bëhet fjalë për tabelat në Bllacë, në kufi me Kosovën.

 

Z. Tolaj shkruan në rrjetet sociale, se ky veprim na kujton dëbimin masiv të kosovarëve nga serbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

 

Postimi nga Shkodran Tolaj.

MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999.

Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë!

 

Po na kujtoni dëbimin masiv të kosovarëve nga serbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

 

Ndryshimi erdhi veç për të zezën e shqiptarëve! Çoni duart përpjetë kur nuk keni takat me mbrojt identitetin kombëtar!

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page