top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR: U ARRESTUAN ZEF KAKIJA DHE LULZIM KAKIJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 24, 2024
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Zef Kakija, ishte shpallur në kërkim policor për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

2- Z. Lulzim Kakija, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.

 

Ata akuzohen si të përfshirë në plagosjen e një qytetari.

 

Njoftim | Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjtë”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë  person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volksëagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page