top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR: U ARRESTUA ELMIRA BUCI | DYSHOHET SE DHUNOI VJEHRRËN NAZMIE BUCI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 12, 2024
  • 2 min read
ree

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znj. Elmira Buci, me moshë 43 vjeçe.

 

Ajo akuzohet për dhunë në familje.

 

Një nuse në Shkodër ka bërë për spital vjehrrën dhe djali i së moshuarës ka tentuar që të fshehë krimin e rëndë.

 

Znj. Nazmie Buci, me moshë 82-vjeç u dhunua barbarisht me shkop nga nusja e djalit të saj, znj. Elmira Buci, me moshë 43 vjeçe.

 

Sipas dëshmisë, nusja e ka goditur me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara.

 

Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin tim (bastun) se unë lëviz me shkop, më ra, më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam shkuar në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thoja! M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e kam fshirë me shpinë, më ka tërhequr nga këmbët”, rrëfen ajo teksa merr mjekim në spitalin e Shkodrës.

 

Ngjarja kriminale ka ndodhur më 10 shtator 2024, por djali i saj, z. Ylli Buci, nuk e ka dërguar në spital dhe as ka lajmëruar policinë për dhunën në familje.

 

Të nesermen (11 shtator 2024) e moshuara ka dalë në oborrin e banesës, ku e kanë parë fqinjët me plagë në fytyrë dhe kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

 

Mjekët thanë se znj. Nazmie Buci është në gjendje të përmirësuar shendetësore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page